Kryeministri Ramush Haradinaj është parë sonte në një darkë me deputetë të partisë së tij dhe kryetarë të komunave që drejtohen nga AAK-ja.
Pjesë e kësaj darke kanë qenë edhe dy kryetarët e komunave të Drenicës, Ramiz Lladrovci i Drenasit dhe Bekim Jashari i Skenderajt.
“Tatari i rafte ne fije!”, ka shkruar Lladrovci.
Në këtë darkë janë bërë shumë simbole të shqiponjës, derisa nuk ka munguar mishi, rakija dhe muzika.