Kosova “s’mund” të krijojë tribunal për krime lufte

Kosova

Kosova “s’mund” të krijojë tribunal për krime lufte

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 00:28
Foto ilustrim

Kanë kaluar njëzet vite prej se ka përfunduar lufta në Kosovë. Por, pavarësisht se u shkaktuan shumë krime e tortura edhe pas tërë këtyre viteve ende nuk janë zbardhur.

Një nga plagët më të rënda të shumë kosovarëve janë të pagjeturit.

Numri i tyre shkon në afër 1700, e për ta shteti serb nuk tregon se ku ndodhen.

Pos kësaj Serbia, nuk ka dhënë llogari as për shumë viktima të dhunës seksuale e dëme të tjera që ka shkaktuar gjatë luftës në Kosovë.

E të gjitha këto krime janë futur në Platformën e Kosovës, për bisedimet me Serbinë.

Bile pala kosovare ka paraparë që në bazë të një ujdie finale, të krijohet edhe një Tribunal që do ti trajtojë krimet e pazbardhura deri me tani.

Por, një gjë e tillë është duket se do të jetë shumë e vështirë të ndodh.

Këtë skepticizëm e shprehin edhe në Fondin për të Drejtën Humanitare, që merret me Krimet e Luftës.

Në anën tjetër Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, mendon se themelimi i një institucioni të tillë do i ndihmonte zbardhjes së krimeve të kryera gjatë luftës.

Ndërkohë në korridorin kryesor të Kuvendit të Kosovës, hollin ku kalojnë çdo ditë deputetët është hapur një ekspozitë që shfaq vuajtjen e familjeve nga ushtria serbe.

Për secilin të zhdukur është një çelës në tavanin e këtij institucioni legjislativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat