Kamenica pa Noter, duan ndihmë nga Ministria e Drejtësisë

Kosova

Kamenica pa Noter, duan ndihmë nga Ministria e Drejtësisë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 08:27
Foto Ilustrim

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale nga Karaqeva e Poshtme i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë ku kërkon ndihmë urgjente meqë Kamenica ka mbetur pa Noter, njofton Klan Kosova.

Kjo është letra e Lenjanit: 

“I nderuari ministër në emër të bashkësisë lokale kërkojë që të dilni në ndihmë banorëve sepse komuna e Kamenicës ka mbetur pa Noter për shkak se i ndjeri ka vdekur dhe qytetarët e komunës së Kamenicës për t`i kryer punët te noteri duhet të barten në Gjilan”.

I nderuari ministër kërkojmë nga ju që në këto kushte e rrethana për banorët e Karaqevës të cilët jetojnë janë në varfëri të skajshme dhe për të marrë rrugën për tek noteri duhet të udhëtojnë Karaqevë – Gjilan dhe anasjelltas. Mbesim me shpresë se kjo kërkesë e jona do të merret në konsideratë dhe të caktoni një Noter për të ndihmuar qytetarët e Kamenicës” thuhet në kërkesën e Selver Lenjanit kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaqevë e Poshtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat