Sot reshje dëbore, temperaturat zbresin deri -6 gradë - Bota Sot
Sot reshje dëbore, temperaturat zbresin deri -6 gradë

Kosova

Sot reshje dëbore, temperaturat zbresin deri -6 gradë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:33

PRISHTINË, 23 Shkurt - Në Kosovë, pas ditëve me mot pranveror, janë rikthyer reshjet e dëborës, nga e cila kryeqyteti sot nga orët e natës e mëngjesi po mbulohet bardh.

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që në Prishtinë  sot temperaturat minimale zbresin në -6 gradë celcius, në krahasim me dje kur ishte zero.

Temperaturat minimale -6 gradë zbresin edhe në Mitrovicë, Podujevë e Ferizaj, -5 në Gjilan dhe -4 në Pejë, Prizren e Gjakovë.

Sipas parashikimit, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, shpejtësia në disa vende në Dukagjin mund të arrijë deri në 15 metra në sekondë, ndërsa në rrafshin e Kosovës deri 12./ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...