Beteja me sëmundjet e varfërinë e skajshme

Kosova

Beteja me sëmundjet e varfërinë e skajshme

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 20:10
Familja Mehmeti-Bunjaku nga Gjilani

Rrëfimi i Amire Bunjaku-Mehmetit, zonjës së shtëpisë, nis me lot.

Halli i saj është që fëmijët po bëjnë një jetë të vështirë. Ushqimet e zakonshme që i kanë fëmijët e tjerë, nuk i kanë në tryezë edhe anëtarët e familjes Mehmeti.

Familja Mehmeti-Bunjaku nga Gjilani, jeton në një shtëpi të vjetër e të shembur përbrenda, e cila nuk është e tyre, e për të paguar qiranë duhet  të kërkojnë derë më derë për të siguruar të hollat.

Megjithatë ajo çka më së shumti e mërzit është djali i saj i sëmurë, të cilin duhet ta dërgojë në shkollë e të qëndroj me të deri sa e përfundon mësimin. Dioleni 12 vjeçar  është i sëmurë nga epilepsia, e nga temperatura e lartë njëra këmbë ka filluar t’i bëhet më e shkurtër.

Bunjaku-Mehmeti thotë se terapitë e djalit janë shumë të shtrenjta, madje njërën prej tyre është detyruar t’a ndërpres në pamundësi për ta paguar. E as këpucët ortopedike që ia ka sugjeruar mjeku nuk ka pasur mundësi t’ia blej.

Ajo thotë se edhe burri i saj është i sëmurë, dhe i paaftë për të punuar.

Media ka kontaktuar kryetarin e komunës, Lutfi Haziri i cili thotë se janë duke shqyrtuar mundësinë që tu ofrohet një zgjidhje banimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat