Pamje të mrekullueshme nga droni të kompleksit ‘Adem Jashari’

Kosova

Pamje të mrekullueshme nga droni të kompleksit ‘Adem Jashari’

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 23:41

Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt 20 vjet pas luftës është ndër vendet me të vizituara në Kosovë.

Vizitorët jo vetëm në data historike, por edhe në data të zakonshme vizitojnë kompleksin, duke ndjerë nga afër historinë e familjes Jashari, luftën dhe sakrificën e tyre për atdhe.

Pamje të mahnitshme nga droni të këtij kompleksi historik ka sjellë qytetari Bujar Nimani.

Nga lartë prej dronit është xhiruar në tërësi kompleksi, shtëpitë që janë muze dhe varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari.

Për të bërë videon edhe më emocionale, Nimani ka shoqëruar pamjet me këngën “Mora Fjalën”, që i dedikohet komandanti legjendar Adem Jasharit dhe Prekazit.

Për më shumë, shijojeni pamjet e bukura të kullave të Jasharajeve nga droni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat