Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 07:29
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojnë temperaturat e ftohta, ku temperaturat minimale do të arrijnë në -9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit , herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri në 11m/s”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat