KEK-u paguan mbi 15 mijë euro për larjen dhe pastrimin e automjeteve!

Kosova

KEK-u paguan mbi 15 mijë euro për larjen dhe pastrimin e automjeteve!

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Vetura e KEK

Korporata Energjitike e Kosovës ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës.

“Larja dhe pastrimi i automjeteve të KEK-ut”, për 36 muaj, këtij institucioni i kanë kushtuar hiç më pak se 15 mijë e 440 euro.

Data e publikimit të njoftimit për kontratë është bërë më 17 dhjetor të vitit 2018, ndërkaq hapja e tenderëve më 10 janar të këtij viti, derisa data e nënshkrimi të kontratës është bërë më 14 shkurt.

Poashtu, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës publike është 36 muaj. 

Image
 
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat