Tahiri: Deklarimi i pasurisë do të përfshijë pozitat ku ka potencial për abuzim

Kosova

Tahiri: Deklarimi i pasurisë do të përfshijë pozitat ku ka potencial për abuzim

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:38
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në vazhdën e rezultateve pozitive në përmirësimin e legjislacionit për të fuqizuar luftën kundër korrupsionit, ka nisur edhe ndryshimin e ligjit për deklarimin e pasurisë. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka bërë të ditur ndryshimet kryesore në projektligjin e ri.

"Me vite ka pasur debat nëse sistemi aktual i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është sistemi i duhur dhe nëse misioni i deklarimit të pasurisë është në funksion të parandalimit të abuzimit, keqpërdorimit, konfliktit të interesit dhe korrupsionit. Ky debat do të marr fund me projektligjin e ri për deklarimin e pasurisë, të cilin jam duke e përgatitur për ta sponzoruar në Kuvend. Një reformë e thellë është shtruar në këtë projektligj, përmes së cilit po reformojmë secilin aspekt që deri më tani nuk ka funksionuar, duke rritur pritjet dhe përgjegjësitë, duke mundësuar administrim më efikas të të dhënave të deklarimit, duke garantuar zbatim efikas të politikave të reja si dhe duke përmbushur rekomandimet e Bashkimit Evropian" ka shkruar Tahiri.

I pari i drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, ka shkruar se do të shtohen edhe shumë pozita që do të deklarojnë pasurinë, nga cilësimi kuka potencial për abuzim, keqpërdorim të parasë publike dhe konflikt të interesit.

"Deklarimi i pasurisë do ketë mision të qartë, mbështetur edhe me instrumente që e mundësojnë verifikimin e të dhënave. Do kemi ri klasifikim të pozitave që duhet të deklarojnë pasurinë, një listë të re dhe të zgjeruar, jo vetëm nga cilësimi i pozitave të larta publike, por edhe nga cilësimi i secilës pozitë ku ka potencial për abuzim, keqpërdorim të parasë publike dhe konflikt të interesit. Deklarimi i pasurisë, bashkë me evitimin e konfliktit të interesit do të konstituojnë instrumente jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën tonë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit" ka përfunduar Tahiri statusin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat