Varrosen tre familjarët nga Zhuri që humbën jetën tragjikisht

Kosova

Varrosen tre familjarët nga Zhuri që humbën jetën tragjikisht

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:46
Pamje nga ceremonia e varrimit

(E plotësuar) - Mijëra qytetarë u dhanë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të familjes Sope, që humbën jetën dje në një aksident tragjik në Zhur të Prizrenit.

Viktimat u varrosën pranë njëri-tjetrit në varrezat e fshatit Zhur.

Kujtojmë se për nder të tyre sot Prizreni është në ditë zie.

***

Ditën e djeshme një aksident i rëndë trafiku u mori jetën tre anëtarëve të familjes Sope nga fshati Zhur i Prizrenit.

Plagët e rënda ishin të papërballueshme për babain dhe dy djemtë e tij.

E për tu dhënë lamtumirën e fundit, janë mbledhur një numër i madh i miqëve e familjrëve.

Ramiz Sope ishte 50 vjeç, djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat