Kamenica shprehu gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Republikën e Shqipërisë

Kosova

Kamenica shprehu gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Republikën e Shqipërisë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 13:32
Foto nga takimi

Përmes një  postimi në Facebook, kryetari i Kamenicës Qëndron Kastratit ka shkruar se, komuna ku ai udhëheq është i gatshëm për të bashkëpunuar me Republikën e Shqipërisë.

Ai në një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, diskutuam rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në disa sfera.

Postimi i plotë :

Kisha kënaqësinë të pres në Kamenicë Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi dhe këshilltarin e tij z.Artur Bushati.

Ambasadorin Minxhozi e njoftova me situatën e përgjithshme të Kamenicës dhe diskutuam rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në disa sfera. Ai shprehu gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar edhe më tutje me Kamenicën dhe Republikën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat