Lekaj planifikon 1 milion e 720 mijë euro për projektet infrastrukturore në Skenderaj

Kosova

Lekaj planifikon 1 milion e 720 mijë euro për projektet infrastrukturore në Skenderaj

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 13:43
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shpalosur projektet infrastrukturore të planifikuara për Komunën e Skenderajt.

Sipas një postimi në llogarinë e tij Facebook, ai ka treguar se 1 milion e 660 mijë euro, në 2019-n do të shpenzohet për këto projekte.

Ndërsa me qëllim të përfundimit të tyre, për vitin e ardhshëm Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka planifikuar 1 milion e 720 mijë euro.

Këto janë projektet e planifikuara:

Ndërtimi i rrugës Açarevë – Siqievë dhe Açarevë – Plluzhinë
Ndërtimi i rrugës Kotorr – Qubrel
Ndërtimi i rrugës Syreigan – Pemishtë
Ndërtimi i rrugës në Polac
Ndërtimi i rrugës Kuqicë – Tërnavc
Ndërtimi i rrugës Skënderaj – Vushtrri (fshati Krasmirovc)
Vazhdimi i rrugës 17 shkurti dhe rregullimi i rrugës Rezallë e Re – Rezallë e Vjetër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat