Haradinaj: Jemi të angazhuar për ruajtjen e mjedisit

Kosova

Haradinaj: Jemi të angazhuar për ruajtjen e mjedisit

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:08
Ramush Haradinaj, gjatë takimit me drejtoreshën e Odës së Gjelbër Ekonomik e Amerikane, Michelle Thatcher

Pas aksionit të suksesshëm tremujor për pastrimin e tërësishëm të Kosovës nga mbeturinat e dy dekadave, jemi të angazhuar që të aplikojmë praktikat më të avancuara për ruajtjen e mjedisit.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë takimit me drejtoreshën e Odës së Gjelbër Ekonomik e Amerikane, Michelle Thatcher.

Haradinaj në Facebook ka njoftuar se me Thatcher kanë  diskutuar për domosdoshmërinë e ngritjes së parametrave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës pa dëmtuar mjedisin, si dhe për politikat për të stimuluar energjinë alternative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat