Drejtorja e Edukimit Internacional për Evropën viziton Kosovën

Kosova

Drejtorja e Edukimit Internacional për Evropën viziton Kosovën

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:13
Suzan Flocken sot do të arrijë në Kosovë

Në kuadër të vizitës në shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, drejtorja e përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën, Suzan Flocken sot do të arrijë në Kosovë.

Flocken nesër e shoqëruar nga kryetari i Sindikatës së Pavarura të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz  Kaptelli dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe anëtarë të kryesisë së SBASHK-ut është paraparë të kenë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ministrin e arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe me kryetarin e komisionit parlamentar për Arsim, Ismail Kurteshi. 

Drejtorja e përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën, Suzan Flocken do ta ketë një takim solemn edhe me udhëheqës qendror e lokal të SBASHK-ut.

SBAShK nëpërmejt një komunikate thotë se në të gjitha këto takime do të bashkëbisedohet për çështjet aktuale më arsim, rolin e sindikatave në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim, si dhe për mundësitë e shumta të bashkëpunimit në sferën e arsimit mes Kosovës dhe vendeve të Ballkanit e Evropës.

Në kuadër të vizitës në Kosovë, Flocken do ta vizitojë edhe Shkollën e Gjelbër në Prishtinë, më 26 shkurt, në orën 11:00. Në përmbyllje të vizitës,  ajo bshkë me kryetarin e Sindikatës së Pavarura të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do ta mbajnë një konferencë për mediat për të treguar për rrjedhën e vizitës në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat