Caktohen datat e Maturës Shtetërore, shorti më 3 qershor

Kosova

Caktohen datat e Maturës Shtetërore, shorti më 3 qershor

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore për afatin e qershorit.

Sipas këtij vendimi, pjesa e parë e Maturës Shtetërore do të mbahet nga data 5 deri më 8 qershor 2019, ndërsa pjesa e dytë nga data 19 deri më 22 qershor 2019.

Provimi do të mbahet në katër lëndë, tri nga të cilat obliguese dhe një me zgjedhje nga vetë nxënësit.

Vendimit i është bashkëngjitur edhe lista e lëndëve me zgjedhje për të gjitha gjimnazet dhe shkollat e arsimit profesional, e që janë lëndët: fizikë, kimi, biologji, informatikë, gjeografi, histori, sociologji, psikologji, ekonomi me ndërmarrësi, edukatë qytetare, histori e artit, teori e muzikës dhe harmoni.

Në vendimin e ministrit Bytyqi bëhet e ditur se tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione bëhet më 3 qershor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat