Hoxhaj: Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të Krenar Jeminit

Kosova

Hoxhaj: Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të Krenar Jeminit

Nga: N.H Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 17:18
Pamje nga varrimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, thotë se është thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të të riut Krenar Jemini.

Hoxhaj thotë se Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit, përcjell "Bota sot".

Ja postimi i tij:

Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të të riut Krenar Jemini, nga fshati Mushtisht i Komunës së Therandës.

Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit.

Ngushëllime familjes Jemini, miqve dhe kolegëve.

Image

Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat