Gjykata Themelore e Gjilanit nuk ka informacion se Srba Antiq është agjent i BIA-s

Kosova

Gjykata Themelore e Gjilanit nuk ka informacion se Srba Antiq është agjent i BIA-s

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 19:04
Foto ilustruese

Medie ka kontaktuar me zyrtarët e Gjykatës Themelore në Gjilan, por ata nuk kanë informacion se Srba Antiq është agjent i BIA-s.

Përgjigjia e gjykatës:

“ Nuk kemi informacion se është agjent i BIA-s. Seanca për Srba Antiq është mbajtur më 17 shkurt. Ka pasur kërkesë për paraburgim nga Prokuroria Speciale e Kosovës”.

Tutje në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Gjilan thuhet:

“ Gjykata ka caktuar masën prej një muaj paraburgim. Ai dyshohet për tre vepra penale: Cënimi i rendit kushtetues, mashtrim dhe kanosje”.

Antiq është paraqitur si përfaqësues i Organizatës “Dijabeti”.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me prokurorin e Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, por ai i tha Klanit nëpërmjet telefonit se “ nuk ka informacion lidhur me këtë ngjarje”.

Për çdo informatë shtesë Klan Kosova do të ju mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat