Nesër më ngrohtë

Kosova

Nesër më ngrohtë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:33
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot më i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë në 7 gradë Celsius.

“Fillimi i javës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, më të theksuara në viset malore. Dita e marte do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë Celsius. Reshje të dendura nuk parashikohen, pasi që vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat