Kryetari i Deçanit ngushëllon familjen e të riut që humbi jetën në Zvicër

Kosova

Kryetari i Deçanit ngushëllon familjen e të riut që humbi jetën në Zvicër

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Bashkim Ramosaj

“I tronditur nga lajmi për humbjen tragjike të jetës së të riut Rrustem (Asllan) Alaj nga Dranoci.Shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alaj, miqëve, shokëve dhe gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar ai në Facebook.

Rrustem Alaj nga Dranoci i Deçanit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku në Zvicër.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit.

“Me dhimbje pranuam lajmin që aksidentalisht ka ndërruar jetë në Zvicer, bashkëvendësi ynë, i riu nga Dranoci i Deçanit, Rrustem Alaj. Ngushëllimet me të sinqerta për familjen Alaj, për miqtë, shokët dhe gjithë bashkëvendësit e tij nga Dranoci, dhe Komuna e Deçanit”, thuhet në njoftimin në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat