Presidenti dekoron me titull ‘Mjeshtër i merituar’ artistin Shaqir Hoti

Kosova

Presidenti dekoron me titull ‘Mjeshtër i merituar’ artistin Shaqir Hoti

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:32
Shaqir Hoti dhe Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar me titullin ‘Mjeshtër i Merituar’ artistin Shaqir Hoti.

“Me titullin “Mjeshtër i Merituar”, e dekorova artistin e dalluar Shaqir Hoti. Mjeshtri Shaqir Hoti ka kultivuar veglat frymore të trashëgimisë sonë popullore, veçanërisht okarinën, një prej instrumenteve më të lashta muzikore”, ka shkruar presidenti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat