Inspektoriati komunal në Prishtinë mbyll 5 lokale të masazhit

Kosova

Inspektoriati komunal në Prishtinë mbyll 5 lokale të masazhit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Sonte, në terren ka dal inspektoriati komunal i qytetit të Prishtinës të cilët si rezultat i parregullsive, kanë mbyllur 5 lokale të masazhit. Gjithashtu në njoftimin e zëdhënësit komunal Adonis Tahiri thuhet se janë shpërndarë edhe gjoba si rezultat I mungesës së librezave sanitare si dhe pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

 

Ja postimi i plotë i Tahirit

 

Ekipet e Inspekcionit sonte mbyllën 5 lokale të masazhit në Kryeqytet, për shkak të mungesës së pëlqimit sanitar.

Gjoba nga 1,000 euro për të gjitha ato, gjoba të tjera për pirje të duhanit në hapësira të mbyllura, si dhe gjoba për mungesë të librezave sanitare në disa të tjera.

Vërejtje: Drejtoria e Inspekcionit ka kompetencë vetëm për kontroll sanitar në këto lokale, e jo edhe për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat