Kryeziu e zbulon të përbashkëten e protestave në Tiranë e Beograd, lidhet me Kosovën

Kosova

Kryeziu e zbulon të përbashkëten e protestave në Tiranë e Beograd, lidhet me Kosovën

Nga: A.Zh Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 08:39
Protesta e opozitës në Shqipëri

Drejtori i Institutit Demokratik Ismet Kryeziu, ka komentuar protestat që po zhvillohen ditëve të fundit në Tiranë e Beograd.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se këto protesta e kanë një të përbashkët, përcjell Bota sot.

Sipas tij, protestat synojnë rrëzimin e pushteteve, e me këtë edhe pamundësimin e projektit të shkëmbimit të territoreve.

Ai ka theksuar se në Kosovë nuk ka nevojë për protesta, pasi kryeministri Ramush Haradinaj është kundër kësaj ideje.

Reagimi i plotë i Kryeziut:

Protestat në Tiranë dhe ato në Beograd, po duket sikur e kanë një të përbashkët!? Përmes rrëzimit të pushteteve, pamundësimin e projektit për shkëmbimin e territoreve. E në Kosovë s’ka nevojë për protesta, deri sa kryeministri është kundër ketij shkëmbimi.

Ndoshta veç po duket kështu, s’di!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat