Sjaastad: TI ka potencial që të bëhet ndër sektorët më rëndësishëm në Kosovë

Kosova

Sjaastad: TI ka potencial që të bëhet ndër sektorët më rëndësishëm në Kosovë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:27
Per Strand Sjaastad

Ambasadori i Ambasadës norvegjeze në Kosovë dhe Shqipëri, Per Strand Sjaastad, ishte nikoqir i një ngjarjeje mirëseardhjeje për të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit e involvuar në projektin Koslift.

Per Strand Sjaastad, në fjalimin e tij theksoi misionin e ambasadës norvegjeze për promovimin e Sektorit të Teknologjisë Informative,  në Kosovë dhe tha se ky sektor, pa ekzagjerime, ka potencial të bëhet një nga sektorët më të rëndësishëm në vitet në vijim.     

"Ekzistojnë tre faktorë kritikë që duhet konsiderohen në mënyrë që të arrihet kjo: 1.edukimi 2.edukimi 3.edukimi” ishin fjalët e tij.

Ai e përfundoi fjalimin e tij duke theksuar rëndësinë e sektorit të TI-së në rritjen e shtetit dhe besimin e tij në ndikimin që projekti KosLift do të ketë në të ardhmen e fuqisë punëtore në Kosovë.

Ron Cami, Anëtar i Bordi të Drejtorëve të RIT Kosovë (A.U.K), theksoi se ky projekt është një përpjekje e vazhdueshme e institucionit tonë jo vetëm që të ofrojë aftësi elementare për studentët, por gjithashtu t’i përgatisë ata të mendojnë më mirë kritikisht dhe kreativisht dhe të jenë gati për tregun e punës. Ai shtoi se, ne si institucion arsimor jemi mirënjohës për grantin, por gjithmonë ekzistojnë më shumë mundësi për projekte të ngjashme që mbështesin studentët dhe këto përkrahje janë çdoherë shumë të mirëseardhura.

Anëtarja e Bordit të Drejtorëve të IPKO Foundation Teresa Craëford, përmendi rëndësinë e projekteve të tilla që mbështesin rininë e Kosovës, duke konsideruar faktin se çdo vit një numër i madh i të rinjve hyjnë në tregun e punës. Ajo shpalosi suksesin e valës së parë të aplikimeve, ku janë pranuar mbi 500 aplikime, me shumicë të aplikantëve femra.

Mes tjerësh, të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të bizneseve që do të përfshihen në projekt, instruktorë të kurseve online, dhe përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, USAID-it, GIZ-it, EYE Helvetas-it, Klubit të Prodhimtarisë në Kosovë, Divizioni i Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtërishme, dhe organizatave dhe mediave të ndryshme.

KosLift është një projekt 30 mujor i financuar nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe i implementuar nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë (A.U.K.). Qëllimi i projektit është të mbështesë deri në 1000 studentë nga Universiteti i Prishtinës dhe RIT Kosova (A.U.K), me aftësitë dhe kapacitetet  adekuate për të rritur konkurrencën në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon, dhe 60 biznese Kosovare të sektorëve të energjisë, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe prodhimtarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat