1650 gjoba për ngasësit e automjeteve me xhama të errësuar

Kosova

1650 gjoba për ngasësit e automjeteve me xhama të errësuar

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në realizimin e planeve konkrete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve, vazhdojnë  me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

Ndryshe, vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 tiketa ndaj kundërvajtësve, të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat