Ja kush është zëvendësshefja e re e AKI-së

Kosova

Ja kush është zëvendësshefja e re e AKI-së

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 23:18
AKI

Vlora Hyseni është emëruar zëvendësshefja e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës (AKI).

Hyseni ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI, ndërsa sot ajo në pozitën e re është emëruar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Hyseni është emëruar për një mandat pesë vjeçar, me mundësin që mandati i saj mund të përtërihet dhe do të rrjedhë pavarësisht nga mandati i Drejtorit të AKI-së, thuhet në vendimin e presidentit Thaçi.

Ky vendim i nënshkruar nga Thaçi dhe Haradinaj hyn në fuqi nga data e nënshkrimit dhe i është dërguar komisionit të Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat