QKUK: Asnjë pacient nuk kishte nevojë për Tamiflu

Kosova

QKUK: Asnjë pacient nuk kishte nevojë për Tamiflu

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:04
Tamiflu

Klinika Infektive e QKUK-së përmes një komunikate për media sqaron se rastet e lajmëruara deri tani kanë qenë me probleme kronike dhe kardiorespirtore, dhe nuk ka pasur një indikacion për përdorim të barit Tamiflu, i cili jepet te të diagnostikuarit me virus AH1N1, pasi nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

“Asnjë mjek i Klinikës Infektive nuk ka dhënë  udhëzim apo indikacion  për përdorim të  produktit Tamiflu tek asnjë i sëmurë.  Te një rast  që është raportuar në medie  se ka blerë Tamiflu nuk është dhënë bari dhe është kërkuar nga mjekët e klinikës që mos të përdoret, sepse nuk ka pasur indikacion. Ky produkt është ndaluar në shumë vende si në Amerikë dhe vende të tjera duke u hequr atë nga përdorimi”, thuhet në sqarim.

Ndryshe, Tamiflu jepet  në dy ditët e para të simptomave sëmundjes, e që  të sëmurit lajmërohen  në klinikë në javën e dytë të trajtimit dhe nuk indikohet përdorimi i këtij bari.    

Klinika Infektive kërkon të mos bëhet panik nga personat që nuk janë kompetentë të flasin për sëmundjet infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat