Nesër temperatura pranverore

Kosova

Nesër temperatura pranverore

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se çfarë moti do të mbaj nesër në Kosovë.

Sipas IHMK-së, në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë, pasdite pritet të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënje, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat