Mësimdhënësit e ciklit të ulët nuk tërhiqen nga kërkesa për ndërrim koeficienti

Kosova

Mësimdhënësit e ciklit të ulët nuk tërhiqen nga kërkesa për ndërrim koeficienti

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 22:39
Ilustrim

Mësimdhënësja Vlora Kurtishi është e indinjuar që institucionet nuk i morën parasysh kërkesat e mësimdhënësve të ciklit të ulët për paga të njëjta me mësimdhënësit tjerë.

Por, Kurtishi thotë të mos jenë dorëzuar në kërkesat e tyre dhe këtë të premte, sipas saj, do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

Të pakënaqur se si janë përfshirë në Ligjin për Pagat, janë edhe shërbyesit civilë.

Kryetari i Sindikatës ka paralajmëruar se do ta dërgojnë Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese.

Shërbyesit civilë në gjithë Kosovën, kishin mbajtur grevë dy ditë radhazi duke kërkuar nivelizim të pagës.

Grevën e kishin ndërprerë pas një takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi kishin arritur marrëveshje për realizmin e kërkesave të tyre, por megjithatë nuk ishin përfshirë në Ligjin për Paga.

Presidenti i Kosovës nuk e ka dekretuar Ligjin për Paga, megjithatë ai ka hyrë automatikisht në fuqi, ashtu siç e parasheh Kushtetuta.

Por, ky ligj parasheh që zbatimi të nisë tek pas 9 muajve të hyrjes në fuqi.

Zyra e Presidentit është arsyetuar se nuk e ka kthyer mbrapa Ligjin, sepse ka marrë zotime nga Qeveria që do ta rishqyrtojë atë në afat minimal, përfshirë pakënaqësitë e sindikatave të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat