Vdes 20 vjeçari që u godit nga treni në Prishtinë

Kosova

Vdes 20 vjeçari që u godit nga treni në Prishtinë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:21
Treni

20 vjeçari I.H që u shkel nga treni ditë më parë në afërsi të kazermës “Adem Jashri” në Prishtinë ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qëndror ai nuk ka arritur të mbijetoi. Mbrëmë në 23.15 pacienti ka ndërruar jetë”, ka treguar Fazliu.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur më 21 shkurt, dhe për disa ditë rresht gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë edhe pas operacioneve që i riu iu nënshtrua.

Ky i ri atë ditë kishte shkuar për të aplikuar si rekrut në FSK, por u godit nga një tren dhe mori plagë të rënda trupore.

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  është mbyllur.

Në këtë konkurs pritet të pranohen 650 rekrutë të rinj, ndërsa kanë aplikuar mbi 5 000 veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat