Me sport e vallëzim, personat me aftësi të kufizuara shënuan ditën e tyre

Kosova

Me sport e vallëzim, personat me aftësi të kufizuara shënuan ditën e tyre

Më: 1 mars 2019 Në ora: 14:50
Personat me aftësi të kufizuara shënuan ditën e tyre

Me moton “Ne kështu lëvizim”, për herë të parë në Kosovë është shënuar dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara. Kjo ditë u shënuar me basket dhe vallëzim në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Drejtori gjeneral i Handikos, Afrim Maliqi tha se shënimi i kësaj dite, krahas anës pozitive të përdorimit të karrocës, tregon nevojën që kanë personat me aftësi të kufizuara për pajisje ndihmëse.

Si sfidë për këtë kategori të shoqërisë ka konsideruar mungesën e infrastrukturës së duhur për ta.

Maliqi: Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të ndjehen të diskriminuar

“Qëllimi i shënimit të kësaj dite është që të tregoj anët pozitive të karrocës, të një pajisje ndihmëse dhe rendësin e saj drejtë pjesëmarrjes të plotë të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, mirëpo gjithashtu shënon dhe tregon nevojën që kanë personat me aftësi të kufizuara për pajisje ndihmëse, e në anën tjetër tregon edhe problematikat apo sfidat që personat me aftësi të kufizuara hasin në lëvizje. Infrastruktura në vendin tonë është jashtëzakonisht e pa qasshme, dhe me këtë rast nëse një person me aftësi të kufizuar nuk ka lëvizje të lirë, sikurse qytetarët e tjerë konsiderohet diskriminim. Pra, me një fjalë personat me aftësi të kufizuara sa i përket lëvizshmërisë konsiderohen ende të diskriminuar”, u shpreh Maliqi.

Maliqi ka porositur institucionet dhe qytetarët që të jenë më të kujdesshëm ndaj personave me aftësi të kufizua ,si dhe t’i shohin si qytetarë të barabartë të vendit.

Koordinatori i shërbimeve të Handikos, Durim Gashi, në shënimin e kësaj dite, tha se barrierat fizike dhe ato shoqërore janë bëre pengesë që këta individ të jenë aktiv në shoqërinë kosovare.

Gashi:  Barrierat fizike dhe shoqërore pengesë që personat me aftësi të kufizuar të jenë pjesë aktive e shoqërisë

“ Barrierat fizike dhe ato shoqërore të cilat ekzitojnë në vend për përdoruesit e karrocave, është bajagi e vështirë me qenë pjesë aktive e shoqërisë edhe nëse munden dhe i kanë të gjitha kushtet për të qenë pjesë e shoqërisë, ka shumë barriera fizike të cialt e pengojnë me qenë pjesë e ngjarjeve dhe pjesë e shoqërisë. Edhe te barrierat sociale i kemi paragjykimet, steorotipet, stigmatizimin që e bëjnë me aftësi të kufizuar”, u shpreh Gashi.

1 Marsi dita botërore e personave me aftësi të kufizuar në botë ka filluar të shënohet  qysh në vitin 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat