Suhareka do të ndërtoi 15 shtëpi, në bashkëpunim me shoqatën "Jetimat e Ballkanit"

Kosova

Suhareka do të ndërtoi 15 shtëpi, në bashkëpunim me shoqatën "Jetimat e Ballkanit"

Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:14
Bali Muharremaj dhe Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se, së bashku me Humanistin Halil Kastrati kanë nëshkruar një marrëveshje për bashkëfinancimin e 15 shtëpive për familjet në nevojë, ku për ndërtimin e këtyre shtëpive Komuna e Suharekës financon me 50.000 euro, ndërsa pjesën tjetër e financon Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përcjellë "Bota Sot".

Postimi i plotë:

15 shtëpi të tjera do të ndërtohen për familjet në nevojë, në Komunën e Suharekës në vitin 2019.

Me Humanistin Halil Kastrati sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit, për ndërtimin e këtyre shtëpive ku Komuna e Suharekës financon me 50.000 euro, ndërsa pjesën tjetër e financon Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Ky lajm i jashtëzakonshëm është më se i mirëpritur për qytetarët tanë.

Kjo na i gëzon zemrat dhe na jep motiv të punojmë më shumë.

Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat