Murati: Pezullimi i taksës të shfrytëzohet për të përfituar Kosova

Kosova

Murati: Pezullimi i taksës të shfrytëzohet për të përfituar Kosova

Më: 1 mars 2019 Në ora: 21:48
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati, ka theksuar se deri më tani taksa i ka arritur tri qëllime kryesore: E para, ka dëshmuar se Kosova është shtet sovran. E dyta, ka sensibilizuar opinionin publik, përkatësisht qytetarët e Kosovës që t’i bojkotojnë mallrat serbe dhe të konsumojnë prodhime vendore.

E treta ka të bëjë me dëmin ekonomik që i shkaktohet Serbisë.

Murati ka thënë se është koha që të dëgjohen këshillat e partnerëve amerikanë për pezullim të taksës.

Megjithatë, ai ka thënë se nga pezullimi i taksës Kosova do të duhej të përfitonte në marrëveshjen e CEFTA’s dhe në ndarjen e veprimeve destruktive të diplomacisë serbe.

Sipas tij, nëse nuk shfrytëzohet edhe kjo pak kohë, gjasat janë shumë të mëdha që me rritjen e presionit Kosova do të detyrohet ta heqë taksën pa përfituar asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat