Varroset shqiptari i Kosovës i aksidentuar në Hungari – po vinte në Kosovë bashkë me miqtë e tij

Kosova

Varroset shqiptari i Kosovës i aksidentuar në Hungari – po vinte në Kosovë bashkë me miqtë e tij

Më: 2 mars 2019 Në ora: 09:40
Pamje nga aksidenti

Shqiptari B.M. nga fshati Kushnin i Prizrenit i cili humbi jetën javën e kaluar teksa po kthehej nga Hungaria, sot është sjell në Kosovë, kur edhe do të bëhet varrimi.

Ani pse në media u raportua se i ndjeri ishte duke vozitur dhe xhiruar në të njëjtën kohë, kjo gjë është demantuar nga familjarët.

Të afërm të viktimës kanë thënë se ai ishte ulur përbri shoferit dhe vetëm po xhironte.

Madje, kjo shihet edhe në videon që është bërë gjatë aksidentit, e cila kishte qarkulluar nëpër media.

I ndjeri B.M. nga Kushnini po kthehej me dy miq nga Hungaria për në Kosovë, kur ndodhi aksidenti në njërën nga autostradat e Hungarisë. Miqtë e tij morën lëndime, por B.M. nuk arriti t’u shpëtojë plagëve.

45 vjeçari punonte si furrtar, me ç’rast kishte biznes të vetin në Hungari.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Kushnin.

B.M. la pas vetes gruan dhe katër fëmijë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat