Falsifikoi dokumentet për veteran, arrestohet nga policia

Kosova

Falsifikoi dokumentet për veteran, arrestohet nga policia

Më: 2 mars 2019 Në ora: 11:42
Ilustrim

Këtë veprimtari thuhet se ai e ka kryer në muajt shkurt-prill të vitit 2018.

Policia raporton se ka arrestuar një të dyshuar në Skenderaj, pasi i njëjti disa personave u ka siguruar dokumente të falsifikuara për të përfituar pensionin e veteranit luftëtar.

Këtë veprimtari thuhet se ai e ka kryer në muajt shkurt-prill të vitit 2018.

“Lidhur me rastin me 01.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti disa personave u ka siguruar dokumente të falsifikuara për të përfituar pensionin e veteranit luftëtar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat