Ramosaj: Bizneset e Deçanit kanë bërë progres në prodhim pas taksës

Kosova

Ramosaj: Bizneset e Deçanit kanë bërë progres në prodhim pas taksës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:02
Bashkim Ramosaj

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheqë vazhdon të jetë në kontest gjyqësor me kompaninë “Kelkos Energy”, e cila ka ndërtuar hidrocentralet në lumin Lumbardh të Deçanit.

Pas zgjedhjes së strukturave të reja në kuvendin e tetë zgjedhor që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur në Deçan, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka thënë se roli i partisë së tij në këtë qytet ka qenë kyç dhe është i vazhdueshëm, pasi përmes investimeve që janë bërë dhe që po bëhen po i japin kuptim jetës në Deçan.

Kreu i Deçanit, në një intervistë për  kp tha se prej vitit 2004 që AAK është në pushtet, falë përkushtimit të tyre janë kryer disa projekte që kanë qenë të domosdoshme në këtë komunë.

Ramosaj: Roli i Aleancës është i vazhdueshëm në komunën e Deçanit

“Roli i Aleancës është i vazhdueshëm në komunën e Deçanit, vlen me theksuar se udhëheqim komunën e Deçanit prej viti 2004 e tutje. Me përkushtimin tonë i kemi kryer një pjesë të obligimeve që kanë qenë të domosdoshme për komunën e Deçanit. Tash komuna e Deçanit falë investimeve që do të bëhen në të dhe falë konceptit të qartë zhvillimor jemi në një stad tjetër të zhvillimit dhe roli i Aleancës  është kyç në këtë zhvillim”, tha ai.

Ramosaj bëri të ditur se në vitin 2019 do të bëhen disa investime që do t’i japim kuptim qytetit të Deçanit dhe qendrës së qytetit.

Sipas tij, këto investime do ta bëjnë qytetit të ndihet i gjallë dhe atraktiv.

Ramosaj: Janë dy-tre investime që po i japin kuptim qytetit të Deçanit

“Këtë vit kemi fatmirësisht ne kemi siguruar fondet që me filluar me zgjerimin e rrugës dhe janë dy-tre investime që po i japin kuptim qytetit të Deçanit dhe qendrës së Deçanit në veçanti. Investimi i parë që është bërë, ne kemi kërkuar me u bë një shpronësim në qendër të Deçanit për shkak të zgjidhjeve që duhet me i bërë më të gjata. Jo me i bërë ndonjë improvizim të caktuar dhe kemi arritur me bërë këtë shpronësim. Ndërkohë kemi siguruar fondet për zgjerimin e rrugës sidomos në zonën urbane, duke filluar prej rrugës së Gashit deri tek Bunari i Fushës... kemi investime të tjera që i japin këto konceptin e një qyteti që është i gjallë dhe atraktiv”, deklaroi, kryetari i Deçanit.

Sa i për ketë bizneseve në komunën që ai drejton, Ramosaj tha se do të bëjë çmos që të largoi burokracinë në mënyrë që bizneset të punojnë lirshëm.

Taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, për kryetarin Ramosaj ka ndikuar që bizneset prodhuese në Deçan të ketë progres në prodhimin e tyre.

Ramosaj: Taksa ka bërë që me pas një progres në prodhim

“Bizneset që operojnë në komunën e Deçanit, ato që janë e që janë prodhues realisht taksa ka bërë që këta me pas një progres në prodhimin që e kanë”, shtoi, Ramosaj.  

Ndërsa, për borxhin publik, Ramosaj thotë se dhe këtë vit duhet paraparë që një pjesë të buxhetit të komunës të ndahen për t’i shlyer ato, pasi siç thotë ai për shkak të vendimeve të gjykatave në lidhje pe konteste pronësore.

Ramosaj: Borxhet që janë bartur në vitin 2019 janë jo evidente

“Këtë vit kemi një pjesë të borxheve. Fatkeqësisht vendimet e gjykatave e bëjnë të vetën sepse kemi konteste pronësore që kanë mbetur prej të kaluarës dhe me vendime të gjykatës normal që ne hymë në obligime. Mirëpo, borxhet që janë bartur në vitin 2019 janë jo evidente karshi buxhetit të komunës”, përfundoi Ramosaj.

Në këtë kuvend zgjedhor, të tetin me radhë, deputeti Daut Haradinaj është rizgjedhur kryetar i degës në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat