Enver Hasani: Politika është profesion, nuk duhet të matet me shkollimin

Kosova

Enver Hasani: Politika është profesion, nuk duhet të matet me shkollimin

Më: 2 mars 2019 Në ora: 22:47
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka thënë se çështja e Kosovës është çështje e sigurisë, andaj duhet që disa parametra të ndiqen vazhdimisht.

Në emisionin Oxygen, Hasani tha se orientimi euroatlantik ka obligime ndërsa politika është profesion.

“Çështja e Kosovës është çështje e sigurisë, që është permanente, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut shkojnë në plan të dytë dhe krijohen hapësira. Sistemi ynë zgjedhor nuk lejon me projektu vullnet politik të një shumice të caktuar”, tha ai.

Hasani tha se sistemi në Kosovë, çarjet sociale i përçajnë edhe më shumë.

“Projekti i Kosovës ëhstë projekt që ka detyrime ndaj miqve, as Serbia nuk mundet shumë agjenda me i shty, sado që e kanë dëshirë. Orientimi i përgjithshëm i rajonit është euroatlantik, edhe pse Serbia ka probleme serioze me këtë orientim, dhe ata parametra duhet me i pas parasysh gjithmonë, në çdo ligj kur e nxjerr, në çdo ndryshim kushtetues kur e bënë. Këto e deformojnë vullnetin e çdo qytetari mesatar të Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Politika është profesion, sikur që e ka thënë Maks Veber. Politika nuk duhet të matet me parametra të përgatitjes shkollore, por si orientim i njerëzve. Kush do me e ushtru e ushtron. Shtetet serioze krijojnë kushtetuta të mira, ligje të mira, pra nuk e lënë vullnetin me u shfrenu kot”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat