Digjen gomat, tymi i zi mbulon Drenasin

Kosova

Digjen gomat, tymi i zi mbulon Drenasin

Më: 3 mars 2019 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Shumë goma janë ndezur pasditen e sotme në Gllobar të komunë së Drenasit.

Një video e dërguar tregon pikërisht momentin kur gomat po ndizeshin dhe po shkaktonin dëme në gjithë ambientin përreth.

Duhet përkujtuar që ndezja e këtyre gomave e bën ajrin shumë të dëmshëm dhe gjithashtu shkakton një papastërti të pakrahasueshme në atë hapësirë.

Nuk dihet arsyeja se përse janë ndezur këto goma apo kush ka vendosur të bëjë një veprim të tillë, edhe pse kjo gjë ligjërisht është e dënueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat