Shkon në 35.000 numri i përdoruesve të mitur të drogës në Kosovë

Kosova

Shkon në 35.000 numri i përdoruesve të mitur të drogës në Kosovë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Mosha mesatare e përdoruesve të drogës bjen nga 21 në 16. Gjithsej 35.000 mijë përdorues në nivel vendi.

Përdorimi i substancave narkotike është shndërruar në fenomen në Kosovë.

Madje shumë shqetësuese është edhe përdorimi i drogave nga të rinjtë.

Këtë e kanë vërejtur edhe në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Sipas Hilmi Jasharit, mosha mesatare e përdoruesve të drogave ka rënë në mënyrë drastike.

E për qarkullimin e drogave në Kosovë, janë në dijeni edhe në qendrën “Labyrinth”.

Nga kjo organizatë që merret me trajtimin e të varurve nga drogat, thonë se numri i të rinjve që konsumojnë substanca narkotike është shumë i madh.

Safet Blakaj, nga  “Labyrinth”, shtoi se të rinjtë kanë qasje të lehtë në substanca narkotike.

E një nga vendet ku më së shumti konsumohet këto substanca mbeten shkollat.

Për këtë janë në dijeni edhe në Këshillin e Nxënësve të Prishtinës.

Amar Rama, kryetar i KNP-së, thotë se brenda objekteve shkollore ka filluar të bjerë konsumimi për arsye të sigurimit fizik.

Por, janë të shqetësuar se nxënësit kanë qasje të lehtë në droga jashtë objekteve shkollore.

Ndërkohë, T7 për këtë çështje ka kërkuar informacione edhe nga Policia e Kosovës.

Këta kanë treguar të dhëna për aktivitetin policor në afërsi të shkollave.

Policia ka bërë të ditur se në afërsi të shkollave dhe rreth tyre,  janë arrestuar 198 persona, ndërsa 66 nga ta kanë qenë nxënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat