Duda Balje: Në komisionin që drejtoj s’do të shqyrtohet peticioni për bashkimin e Mitrovicës

Kosova

Duda Balje: Në komisionin që drejtoj s’do të shqyrtohet peticioni për bashkimin e Mitrovicës

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:53
Pamje nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriu

Përkundër që ishte në rend të ditës, shqyrtimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ka thënë se në këtë komision nuk ka mbërritur ende peticioni për bashkimin e Mitrovicës.

Sipas saj kjo çështje do të duhet të vendoset nga Kryesia e Kuvendit apo qeveria dhe jo nga ky “trup parlamentar”.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se po luhet me ndjenjat e qytetarëve të Mitrovicës, ndërsa pati kritika karshi institucioneve duke përfshirë edhe kryetarin e partisë së vet që sipas saj po luajnë me ndjenjat e qytetarëve të asaj ane duke mos e marrë seriozisht këtë peticion të nënshkruar nga mbi 16 mijë qytetarë.

Haxhiu shtoi se është pikërisht ky “trup parlamemtar” në të cilin do të duhej të sillej ky peticion por që ende zyrtarisht peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka ardhur për shqyrtim.

Deputeti i VV-së, Shemsi Syla, tha se këtij grupi parlamentar, i kanë ardhur kopjet e peticionit të Mitrovicës së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat