Haziri: Gjilani është afër për t’i zgjidhur problemet që i ka trashëguar me shekuj

Kosova

Haziri: Gjilani është afër për t’i zgjidhur problemet që i ka trashëguar me shekuj

Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:29
Foto

Gjatë raportimit të tij i pari i Gjilanit ka prezantuar disa aktivitete që i ka realizuar gjatë viti 2018-të.

Me këtë rast Haziri ka thënë se viti i kaluar ka qenë mjaft i vështirë, por i suksesshëm pasi janë arritur objektivat e parapara.

“2018-ta mund të konsiderohet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në planin buxhetor, i cili

është realizuar mbi 97 për qind, sikurse edhe te investimet, të cilat janë realizuar në shkallën 86

për qind”, ka thënë Haziri.

Sipas tij janë bërë investime janë bërë në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, kanalizime, trotuare,

gjithandej territorit të komunës së Gjilanit.

Ai shtoi:

“Tashmë ka përfunduar pjesa më e madhe e rrugës hyrëse me katër krosi Gjilan-Ferizaj, e cila përfundon te stacioni i autobusëve, ndërkohë që në bashkëpunim me qeverinë do të vazhdohet projekti për zgjerimin e kësaj rruge, deri në Kllokot, sikurse sivjet do të fillohet me ndërtimin e rrugës me katër krosi edhe në drejtim të Prishtinës, deri në fshatin Bresalc”, njofton Komuna e Gjilanit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat