Mitrovicë, mësuesit nuk paguhen për punën e tyre

Kosova

Mitrovicë, mësuesit nuk paguhen për punën e tyre

Më: 5 mars 2019 Në ora: 20:32

Nëntë mësimdhënës nuk janë përfshirë në listë të pagave, ani pse punonin nga shtatori, raporton T7

Me ditar në dorë, janë nisur drejt klasës që nga muaji shtator.

Ata kryen funksionin e tyre, si çdo mësues tjetër.

Punojne me planprogramin e njëjtë si të gjithë mësimdhënësit.

Megjithatë për dallim prej tyre ka gjashtë muaj që nuk morën asnjë cent për punën e tyre.

9 mësimdhënës nga Mitrovica, nuk janë përfshirë në listë të pagave qe gjysmë viti.

T7 ka tentuar të komunikojë me disa prej tyre, megjithatë të njëjtit refuzuan të flasin para kamerës, me shpresën se për ta do të gjendet një zgjidhje.

Por se ekziston një problem i tillë e konfirmon kryetari i sindikatës së mësimdhënësve për Mitrovicë, Isa Ismajli.

Ismajli thotë ta ketë diskutuar këtë problem disa herë radhazi me zyrtarë nga komuna.  Nga të njëjtit i është premtuar se shpejt do të gjindet një zgjidhje.

Ndërkohë ky numër i mësimdhënësve që nuk morën paga kishte qenë edhe më i madh.

E se mësuesit s’u paguan për punën e tyre e pranon edhe Iset Beka, drejtor i drejtorisë së arsimit në Mitrovicë.

Beka thotë se problem po paraqet numri i madh i mësimdhënësve.

Madje ai shprehet shumë i bindur se do të paguhen së shpejti.

Nga Drejtoria e Arsimit thonë se ky problem ka ekzistuar edhe vitin e kaluar, mirëpo të gjithë mësimdhënësit janë kompensuar në mënyrë retroaktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat