Arsimi në Kosovë, sfidë mbetet depolitizimi i shkollave

Kosova

Arsimi në Kosovë, sfidë mbetet depolitizimi i shkollave

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:12
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë me temën “Arsimi cilësor në Kosovë”

Gjendja e arsimit në shkollat e Kosovë vazhdon të jetë jo e mirë, dhe sfidë mbetet mungesa e teksteve shkollore në përputhje me kurrikulën, trajnimi jo i duhur i mësimdhënësve, si mungesa e infrastrukturës shkollore.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë me temën “Arsimi cilësor në Kosovë”, ku pjesëmarrës ishin akterët relevant të këtij sektori.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova u shpreh se rezultate e pritura për një arsim cilësor në Kosovë ende nuk janë arritur, prandaj ka ftuar personat kompetent që të punohen më shumë në këtë sektor.

Sipas saj shqetësuesi është se si për një dekadë nxënësit mësojmë pa kurrikulë dhe me tekste shkollore diskriminuese dhe jo të duhura.

Sipas saj BE-ja këtë sektor e ka mbështetur me miliona euro, derisa theksoi se për këtë vit  ka ndarë rreth 13 milionë euro të tjera me qëllim që të ketë arsimim të duhur.

Apostolova: Duhet të bëhen reforma në arsimin në Kosovë

“Duhet të bëhen reforma të domosdoshme, rasti më i dukshëm  është reforma në kurrikulë është diskutuar pothuajse qe një dekadë dhe ndërkohë një brez i tërë i nxënësve  kanë kryer shkollën fillore duke mësuar nga tekste shkollore që kanë shumë gabime faktike dhe kanë një gjuhë madje edhe diskriminuese edhe mësuesit dhe mësimdhënësit vazhdojnë që të ushtrojnë kurrikulën e ri pa pasur një trajtim të mirëfilltë dhe ende nuk arrihet ajo çka duhet të kenë nxënësit sepse nuk ka një infrastrukturë për të. Ka një potencial të madh dhe lidershipi kosovar duhet të gjejë mënyra se si kanalizoj dhe t’i drejtoj“, ka thënë Apostolova.

Se gjendja në arsimin në Kosovë nuk është ajo që duhet të jetë e ka pranuar edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Shyqiri Bytyqi tha se gjendja e arsimit në Kosovë nuk është e duhur prandaj si Ministri kanë ndërmarr hapa që do ndikojnë në përmirësimin  e gjendjes.

Sa i takon edukimit të hershëm Bytyqi tha se së shpejti do të finalizohet kurrikula për të cilën kanë punuar ekspertë të shumtë.

I pari i arsimit në Kosovë tha se sfidë për arsimin parauniversitar në Kosovë vazhdon të mbetet depolitizimi i shkollave, dhe trajtimi i mësimdhënësve, derisa theksoi se janë dakorduar me Bashkimin Evropian që tani të gjitha trajnimet të bëhen në mënyrë të zyrtarizuar.

Sa i takon qeverisjes së politizuar të shkollave ai ka tha se janë në përfundim të një udhëzimi administrativ që do e pengojë një qeverisje të tillë.

Bytyqi: Defekt ka qenë mungesa e teksteve shkollore për zbatim të kurrikulës

“Kemi filluar zbatimin e kurrikulës së re në të gjitha nivelet, mirëpo nuk ka qenë në nivelin e duhur trajnimi i mësimdhënësve për ta zbatuar në nivelin e duhur kurrikulën e re si dhe defekte tjetër ka qenë mungesa e teksteve shkollore adekuate ose mungesa e teksteve në pëputhje me kurrikulat, hapat që ne i kemi marr në këtë drejtim janë në fazën fillestare meqëse që të kemi tekstet e reja që do jenë në përputhje me kurrikulën dhe standardet evropiane dhe tashmë jemi në fazën finale që të kemi tekstet e reja..  Si dobësi tek pjesa parauniversitare e që është unë konsideroi pjesa më e ndjeshme kemi të bëjmë me qeverisje në shkolla është identifikuar se në shumicat e shkollave nuk kemi njerëz kompetent dhe të cilët i menaxhojnë shkollat apo i drejtojnë shkollat dhe veçanërisht kanë pasur ndikime politike në përzgjedhjen qoftë të drejtorëve të shkollave, por edhe të mësimdhënësve”, tha Bytyqi.

Sa i takon arsimit të lartë, ministri i Arsimit tha se kanë  ndërmarrë hapa konkret që do e rrisin cilësinë dhe ndër ta ai tha se me qëllim të pavarësimit të Agjencionit për Akreditim ka hartuar edhe një koncept-dokument që e bën edhe më të lirë këtë institucion arsimor.

Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ismajl Kurteshi ka theksuar se gjendja e arsimit në vend vetëm sa po bëhet më e keqe.

Duke i përmendur sfidat me të cilat po ballafaqohet arsimit në shkollat e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes theksoi se në shkollat tona po zhvillohen edhe dukuri të shumta negative.

Kurteshi: Kemi nevojë për buxhet dhe menaxhim më të mirë të tij

“Një ndër çështjet që përmendet më së shumti është nevoja për më shumë buxhet, por kësaj duhet t’i shtohet edhe nevoja për menaxhim më të mirë të buxhetit, sepse shpesh në Kosovë ndodh që buxheti të mos mungojë por menaxhimi të mos jetë ai i duhuri dhe përherë të ketë mjete për çështje terciale, kurse për ngritje të cilësisë ato të mungojnë. Çështje e dytë shumë e rëndësishme është depolitizomi....Kemi gisht në politizimin e arsimit e të gjithë e dimë politizimi i arsimit është dëmi, është mënyra më e keqe që e dëmtojmë pra arsimin....Një çështje tjetër po ashtu e rëndësishme është decentralizimi i arsimit, në Kosovë ka mbetur në gjysmë të rrugë, ka filluar nga niveli i parë nga ministria, decentralzimi ka ka arritur në komuna ka ardhur në duartë e kryetarëve që komunave që shumica prej tyre arsimin jo që se kanë prioritet, por e kanë diku prioritetin e 10, ata vendosin për çdo gjë në shkolla”, ka thënë Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat