Limaj: Prekazi duhet të na kujtojë se lirinë e kemi falë sakrificës së familjes Jashari

Kosova

Limaj: Prekazi duhet të na kujtojë se lirinë e kemi falë sakrificës së familjes Jashari

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:54
Fatmir Limaj

Nderime tek varrezat e familjes Jashari në 21 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së, ka bërë edhe partia Nisma Socialdemokrate.

Kryetari i kësaj partie, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se ardhja në Prekaz duhet të shërbejë për të kujtuar se atë që e gëzojnë është rezultat i një sakrifice të një familjeje.

Limaj: Prekazi ndryshoi rrjedhat e historisë

"Sot sikur çdo vit në ketë datë të shenjtë qytetarët e Republikës së Kosovës, shqiptarët kudo që janë vijnë për të nderuar dhe për të shprehur respektin dhe përuljen para një personaliteti të madh, i cili ndryshoj rrjedhat e historisë jo vetëm të Kosovës, jo vetëm të kombit shqiptar,  por besoj të regjionit. Ardhja në Prekaz duhet të shërbejë për të gjithë ne për të kujtuar se atë që sot ne e kemi dhe e gëzojmë është rezultat i një sakrifice biblike, të panjohur në këtë pjesë të Evropës. Nga një familje e madhe dhe nga një drejtues i madh i luftës çlirimtare siç është komandanti legjendar dhe si detyrë që ne të tjerët të gjallët të vazhdojmë rrugën drejtë realizimit të objektivave tona për të pasur një Kosovë të fuqishme, të lirë, një mirëqenie e demokratike", tha Limaj.

Image

Më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku  ka rënë heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë tjerë të kësaj familje.

Image

Për nder të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” sot Kuvendi mban një seancë solemne si dhe në orët e pasdites mbahet një akademi përkujtimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat