Haradinaj për aksidentin në Gjilan: Të gjitha institucionet të gatshme për të dhënë ndihmë

Kosova

Haradinaj për aksidentin në Gjilan: Të gjitha institucionet të gatshme për të dhënë ndihmë

Nga: K.M Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:59
Kryeministri Haradinaj

Pas një aksidenti tragjik në komunën e Gjilanit, ku si rezultat i disa problemeve teknike të një kamioni në trafik, ai ka aksidentuar disa makina, ka lënë disa të lënduar, ndërkohë që edhe një person është i vdekur.

Lidhje me këtë rast, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka ftuar të gjithë organet përgjegjëse të merren me rrethanat në të cilat ka ndodhë rasti, në mënyrë që më të mos përsëriten, por edhe ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të qëndruar afër të lëndruarve.

Ja postimi i plot i Haradinajt.

 

Thellësisht i tronditur nga tragjedia e sotme në qendër të Gjilanit, ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan.
Familjes së personit që ka humbur jetën i shprehim ngushëllimet më të sinqerta derisa të lënduarve shërim sa më të shpejt.

Nga informatat që kemi marrë, kuptuam se aksidenti ndodhi pasi një kamion për shkak të problemeve teknike, ka aksidentuar 8 vetura dhe kalimtarë të rastit.
U bëjë thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për të parandaluar që rastet e tilla të ndodhin në të ardhmen.

Qeveria e vendit, institucionet përkatëse, janë në gjendje gatishmërie për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme, për të prekurit nga kjo tragjedi.

RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat