Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja rreth 1.5 milion euro

Kosova

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja rreth 1.5 milion euro

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:16
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Junikun, Klinën dhe Istogun.

Përmes këtyre memorandumeve, MIT do të financojë projekte infrastrukturore lokale në këto komuna.

Komuna e Junikut përfiton 3 projekte në vlerë prej 300 mijë euro. Komuna e Klinës 7 projekte në vlerë prej 950 mijë euro. Kurse ajo e Istogut përfiton mjetet financiare në vlerë 200 mijë euro për këtë vit, për rregullimin e qendrës së qytetit për të cilin në dy vjetët e ardhshëm do të ndahen edhe 770 mijë euro për përfundimin e këtij projekti.

Ministri Lekaj tha se MIT do të vazhdojë mbështetjen për komunat në realizimin e projekteve të tyre që tejkalojnë mundësitë financiare të buxheteve lokale.

Të parët e komunave përfituese nga këto marrëveshje, thanë se këto investime nga niveli qendror janë shtysë e madhe për qytetarët e komunave respektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat