Ministri Bytyqi ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar

Kosova

Ministri Bytyqi ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar

Nga: K.M Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Përmes një postimi të tijin në Facebook, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se sot ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar, por edhe mirënjohje për mësimdhënësit më të mirë nëpër komunat e vendit.

Ja postimi i tij në Facebook.

Kisha nderin që me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, të ndaj çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit, i cili çmim këtë vit i është ndarë mësueses Sevdije Vishi nga komuna e Ferizajt. Po ashtu, iu ndamë mirënjohje për punën e tyre edhe mësuesve të dalluar nga të gjitha komunat e Kosovës.

Me këtë rast, theksova përpjekjet e vazhueshme të shqiptarëve për t’u arsimuar, shkollën e parë shqipe dhe ideatorin e organizuesin e saj Pandeli Sotiri dhe shumë patriotë të asaj kohe.

Po ashtu, i falënderova mësimdhënësit e gjithë Kosovës për përkushtimin e tyre në arsimimin e brezave të rinj, ndërsa theksova se në këtë ditë feste duhet të mendojmë edhe për përgjegjësitë që duhet t’i marrim për ta ngritur cilësinë në sistemin e arsimit.

Por, kjo nuk mund të bëhet vetëm duke ndërtuar politika. Barra kryesore iu bie mësimdhënësve dhe ne jemi të vendosur që të gjithë mësimdhënësit e dalluar t’i shpërblejmë dhe t’i duartokasim për punën e tyre, por njëkohësisht t’i stimulojmë edhe të tjerët që të bëjnë po të njëjtat përpjekje, sepse kjo është një kauzë e jona e përbashkët.

Prandaj, kërkova nga mësimdhënësit që, së bashku të punojmë për të kthyer në vendin e duhur meritokracinë e profesionit të mësimdhënësit në shoqërinë tonë, sepse kështu do të sigurojmë një edukim dhe arsimim cilësor për të rinjtë tanë dhe do të garantojmë zhvillimit e vendit tonë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat