Haradinaj: Kuvendi ka votuar dokumentin i cili i tregon Ekipit negociatorë se kufinjët janë të paprekshëm

Kosova

Haradinaj: Kuvendi ka votuar dokumentin i cili i tregon Ekipit negociatorë se kufinjët janë të paprekshëm

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:10
Kryeministri Haradinaj

Përmes një postimi të tijin në Facebook, kryeministri Haradinaj ka thënë se pasi Kuvendi i Kosovës e ka votu projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë në procesin e dialogut me Serbinë, i ka treguar këtij të fundit se kufinjët janë të paprekshëm dhe se nuk do të lejohet një nivel i tretë i pushtetit.

 

Ja postimi i plotë i Haradinajt në facebok

Votimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë dhe i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është votim për ruajtjen e Kosovës së 17 Shkurtit 2008.

Me votën e sotme, nga shumica prezente në Kuvend, ne i kemi hapë rrugë ekipit gjithëpërfshirës nga përfaqësues të pozitës, opozitës e shoqërisë civile si ekip që përfaqëson interesat Kushtetuese dhe strategjike të Kosovës dhe po dëshmojmë edhe njëherë përkushtimin tonë, për paqen e stabilitetin e gjithë rajonit dhe në ndërtimin e fqinjësisë së mirë.

Me Ligjin dhe Platformën, ne i kemi dhëne Ekipit negociator dokumentet bazë, në të cilat paraqitet pozicioni ynë se kufijtë e Kosovës, janë të paprekshëm dhe se nuk do të ketë nivel të tretë të pushtetit.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat