Pacolli: Lutem të mos rritet numri i viktimave

Kosova

Pacolli: Lutem të mos rritet numri i viktimave

Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i trishtuar për shkak të aksidentit të sotëm që ka ndodhur në Gjilan, ku ka humbur jetën një qytetar dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

“Besoj të gjithë jemi të trishtuar nga tragjedia e sotme në qendër të Gjilanit. Unë lutem për të lënduarit e rastit dhe të mos rritet numri i viktimave. Familjes të ndjerit, i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta! Organët e rendit të hetojnë me prioritet të madh aksidentin”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat