Bekim Jashari: Faleminderit nga zemra secilit shqiptar që vizitoi Prekazin

Kosova

Bekim Jashari: Faleminderit nga zemra secilit shqiptar që vizitoi Prekazin

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:18
Prekaz

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nëpërmjet këngëve dhe valleve në përmbyllje të Manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Natën e Zjarreve, është nderuar komandant Adem Jashari.

Jashari tha se i falënderon të gjithë shqiptarët të cilët e vizituan këto ditë Prekazin.

“Në përmbyllje të Manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Natën e Zjarreve në vendin ku ka rrënjë liria dhe pavarësia e vendit – në Prekazin e shqiptarisë, dhe me koncertin ku edhe nëpërmjet këngës e valleve nga këngëtarët e mirënjohur të estradës shqiptare, u nderua Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe Familja Jashari, në 21 vjetorin e rënies heroike në altarin e lirisë, më lejoni të shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë shqiptarët që vizituan këto ditë Prekazin dhe Skenderajn”, ka thënë Jasharaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat