Lekaj thotë se me Serbinë nuk negociohet pavarësia e territori

Kosova

Lekaj thotë se me Serbinë nuk negociohet pavarësia e territori

Më: 7 mars 2019 Në ora: 23:38
Pal Lekaj

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se Pavarësia dhe territori nuk negociohen në dialogun me Serbinë.

“Në dialog me Serbinë nuk nuk negociohen Pavatësia e territori. Çfarëdo marrëveshje që arrihet me Serbinë ajo vjen në Kuvend”, ka thënë ai në RTK.

Sipas Lekajt, opozita ka gabuar që nuk e ka mbështetur Platformën e votuar në Kuvend.

“Opozita është dashur të mendojë më ndryshe, dhe t’i bashkohet këtij procesi, sepse sa më të bashkuar që jemi aq më të fortë dalim”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat